Kapërce te informacioni i produktit
30% Ulje
SKINFOOD Choco Eyebrow Powder Cake

SKINFOOD Choco Eyebrow Powder Cake

Çmimi i shitjes  Lek 850.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,200.00 30% Ulje
Color
Përshkrimi

Kjo pudër për vetulla është perfekte kur do një rezultat natyral, “soft” dhe të pastër, pa u dukur sikur i ke vizatuar shumë fort vetullat. Vjen me dy nuanca: njëra për mbushjen bazë dhe tjetra për hijezim/definim, që vetullat të duken më të plota, por prapë të lehta dhe elegante. Pudra aplikohet lehtë dhe e bën shumë të thjeshtë të korrigjosh boshllëqet ose të krijosh formë më të rregullt, sidomos kur do “gradient brow” që duket më modern dhe më natyral. Nëse do një produkt praktik për çdo ditë, që ta bëjë rutinën e vetullave më “easy” dhe rezultatin më të qëndrueshëm në pamje, ky është një opsion që ju duhet.

Rekomandohet :
  • Vetulla të rralla ose me boshllëqe që duan mbushje natyrale

  • Kush do vetulla “soft” me hijezim, jo me vijë të fortë

  • Fillestarë që duan rezultat të shpejtë dhe të kontrollueshëm

Si përdoret
  • Merre nuancën më të çelët dhe mbush lehtë vetullën me lëvizje të shkurtra.

  • Me nuancën më të errët, jep definim te bishti ose aty ku do më shumë thellësi.

  • Për rezultat më natyral, puno me presion të lehtë dhe shto gradualisht intensitetin.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Mica, Talc, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Petrolatum, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Dimethicone, Mineral Oil, Tocopheryl Acetate, Fragrance (Parfum), Methylparaben, Propylparaben.

Produkte të rekomanduara për ju