Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky pastrues pluhur është super praktik kur do një pastrim të thellë por pa e lënë lëkurën të tendosur. Në kontakt me ujin kthehet në shkumë kremoze dhe ndërkohë që largon papastërtitë/sebumin, enzimat ndihmojnë të zbusin sipërfaqen e lëkurës për një pamje më të lëmuar. Kombinimi i enzimës papain me PHA e bën eksfolimin më të butë dhe gradual, prandaj është një zgjedhje e mirë kur kërkon pastrim pa agresivitet. Plus, me përbërës qetësues si allantoin dhe betaine, lëkura del e pastër, e butë dhe më komode pas larjes.
Teksturë jo të rregullt, ashpërsi dhe pamje të zbehtë
Pore të bllokuara apo ndjesi “papastërtie” në sipërfaqe
Lëkurë normale, miks dhe e yndyrshme
Lëkurë që do eksfolim të butë
Në duar të lagura, hidh një sasi të vogël pluhuri dhe shto pak ujë derisa të krijohet shkumë.
Aplikoje në fytyrë të lagur dhe masazho lehtë 30–60 sekonda, pastaj shpëlaje me ujë të vakët.
Përdore në mbrëmje ose sipas nevojës; nëse je sensitive, fillo 2–3 herë në javë dhe rrite gradualisht.
Në mëngjes, SPF është gjithmonë ide e mirë, sidomos kur rutina ka hapa eksfolimi.
Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Diglycerin, Betaine, Allantoin, Maltodextrin, Papain, Fragrance, Water, Iron Oxides (CI 77492), Lactobionic Acid, Butylene Glycol, Sucrose, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, 1,2-Hexanediol, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine.