Kapërce te informacioni i produktit
TONYMOLY Shea Butter Chok Chok Foam Cleanser – shkumë pastruese e butë dhe ushqyese me shea butter nga Bassko.

TONYMOLY Shea Butter Chok Chok Foam Cleanser – Shkumë pastruese me gjalpë shea për pastrim të thellë, butësi dhe pa ndjesi tendosjeje

Çmimi i shitjes  Lek 1,500.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,800.00 17% Ulje
Sasia
Përshkrimi

TONYMOLY Shea Butter Chok Chok Foam Cleanser është një pastrues që bën shkumë të pasur dhe e lë lëkurën super të pastër, por edhe të butë në prekje. Është shumë i mirë kur do një pastrim efektiv të yndyrës/papastërtive pa atë ndjesinë e “tërheqjes” pas larjes, sepse gjalpi shea i jep lëkurës më shumë komfort dhe butësi. Rezultati: fytyrë më e pastër, më e lëmuar dhe më e balancuar për hapin tjetër të rutinës.

Rekomandohet për
  • Lëkurë normale deri në të thatë që do pastrim + butësi

  • Lëkurë e kombinuar që kërkon pastrim të mirë pa “stripping”

  • Kur lëkura ndihet e ashpër dhe do më shumë lëmim pas larjes

  • Përdorim i përditshëm (sidomos në dimër ose kur lëkura tendoset lehtë)

Si përdoret
  • Lag fytyrën, merr një sasi të vogël dhe bëje shkumë në duar.

  • Masazho 30–60 sekonda dhe shpëlaje me ujë të vakët.

  • Vazhdo me toner/serum/krem; në mëngjes mbylle me SPF.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Palmitic Acid, Lauric Acid, PEG-32, Glyceryl Stearate SE, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cocamidopropyl Betaine, Potassium Cocoate, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Chloride, Disodium EDTA, Fragrance.

You may also like