Kapërce te informacioni i produktit
Round Lab Dokdo Lotion – locion i lehtë dhe hidratues për kujdes të përditshëm nga Bassko.

Round Lab 1025 Dokdo Lotion

Lek 2,100.00
Përshkrimi

Ky locion është zgjedhja perfekte kur do hidratim por me një teksturë më të lehtë se kremi dhe shumë praktik për përditshmëri. E zbut menjëherë lëkurën, ul ndjesinë e tendosjes pas pastrimit dhe e lë fytyrën më të lëmuar e më të rregullt në prekje, pa e bërë të yndyrshme. Locioni mbështetet te Hyaluronic Acid që e mban lagështinë më gjatë, ndërsa Ceramide NP + Hydrogenated Lecithin e bëjnë një hap real “barrier-care”, sidomos kur lëkura dehidratohet shpejt ose reagon nga moti. 

Rekomandohet :
  • Lëkurë normale/ miks dhe yndyrore që do hidratim pa rëndesë

  • Lëkurë të dehidratuar me ndjesi tendosjeje 

  • Lëkurë sensitive 

  • Barrierë të dobësuar 

  • Si locion ditor nën SPF/make-up për bazë më të rregullt

Si përdoret
  • Aplikoje pas pastrimit dhe tonerit/serumit, në fytyrë dhe qafë.

  • Vendos një shtresë të hollë dhe tapo/masazho lehtë derisa të përthithet.

  • Përdore mëngjes ose mbrëmje. 

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Allantoin, Sea Water, Betaine, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Tocopherol, Carbomer, Tromethamine, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin.

Produkte të rekomanduara për ju