Kapërce te informacioni i produktit
Round Lab Dokdo Cleanser 150ml – pastrues fytyre i butë me hidratim natyral nga Bassko.

Round Lab 1025 Dokdo Cleanser 150ml – Shkumë pastruese me pH të butë për pore më të pastra, lëkurë të hidratuar dhe ndjesi “fresh” pa tendosje

Lek 1,600.00
Përshkrimi

Ky cleanser është fiks kur do një pastrim që bën punë serioze, por pa ta “shtrydhur” lëkurën. Shkumon dendur dhe pastron papastërtitë, sebumin dhe mbetjet e SPF/make-up-it të lehtë, duke i lënë poret të duken më të pastra dhe lëkurën më të rregullt në prekje. Ajo që e bën të veçantë është balanca: Deep Sea Water ndihmon me mineralet për një ndjesi më të ekuilibruar, ndërsa Hyaluronic Acid + Panthenol + Allantoin e mbajnë lëkurën komode pas shpëlarjes. Plus, me Ceramide NP dhe “NMF” amino-acide, është nga ata pastrues që e lë lëkurën të duket e pastër dhe e butë—jo e tendosur.

Rekomandohet për
  • Lëkurë normale–miks dhe miks/yndyrore që do pastrim të thellë pa tharje

  • Pore të ngarkuara, T-zone me sebum dhe ndotje të përditshme

  • Lëkurë sensitive që kërkon cleanser komod (pa ndjesi “stripping”)

  • Kush do një pastrues ditor që shkon mirë me rutina hidratuese/aktive

Si përdoret
  • Lag fytyrën me ujë të vakët.

  • Merr një sasi të vogël, krijo shkumë në pëllëmbë dhe masazho butësisht 20–40 sekonda.

  • Shpëlaje mirë dhe vazhdo me toner/serum/krem.

  • Në mbrëmje, nëse ke make-up të rëndë ose SPF rezistent, përdore pas vajit/cleansing balm (double cleanse).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Coco-Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Polyquaternium-67, Potassium Cocoate, Citric Acid, Fructooligosaccharides, Saccharide Hydrolysate, Disodium EDTA, Pullulan, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Panthenol, Sea Water, Sodium Acetate, Butylene Glycol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Beta-Glucan, Phosphatidylcholine, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Ceramide NP, Glycine, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glutamic Acid, Serine, Sodium Hyaluronate, Lysine, Alanine, Arginine, Threonine, Proline.

You may also like