Kapërce te informacioni i produktit
Nature Republic Tea Tree No-Sebum Powder – pudër me tea tree për kontroll të yndyrës së lëkurës nga Bassko.

Nature Republic Tea Tree No-Sebum Powder – Pudër “no-sebum” për matifikim, kontroll të yndyrës dhe finish të pastër

Lek 2,000.00
Përshkrimi

Nature Republic Tea Tree No-Sebum Powder është pudra perfekte kur do një finish mat, të pastër dhe të rregullt gjatë gjithë ditës. Ajo ndihmon të “pijë” sebumin e tepërt, zbut pamjen e poreve dhe e bën lëkurën të duket më smooth, pa e rënduar make-up-in. Ideale për T-zone, për ditë të gjata, ose si “touch-up” i shpejtë kur do që fytyra të duket fresh dhe pa shkëlqim.

Rekomandohet për
  • Lëkurë të kombinuar/yndyrore me shkëlqim në T-zone

  • Pore të dukshme dhe teksturë jo shumë e lëmuar (për efekt “blur”)

  • Ata që duan make-up që të rrijë më gjatë dhe të mos errësohet nga yndyra

  • Ditë të nxehta, ambiente me lagështi, ose kur djersitesh lehtë

  • Kush do një pudër të lehtë për përdorim të përditshëm

Si përdoret
  • Apliko një sasi të vogël me puff ose furçë, sidomos në T-zone (ballë, hundë, mjekër).

  • Përdore si hap i fundit mbi make-up, ose edhe mbi lëkurë të pastër për matifikim.

  • Për touch-up gjatë ditës, vendos pak vetëm aty ku shfaqet shkëlqimi (mos e shtreso shumë).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Mica, Silica, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Nylon-12, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyethylene, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Lippia Citriodora Leaf Extract, Lavandula Angustifolia Extract, Melaleuca Alternifolia Flower/Leaf/Stem Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Melaleuca Alternifolia Leaf Water, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Caprylate, Water, Butylene Glycol, Ethyl Hexanediol, Parfum, Limonene, Hexyl Cinnamal, Linalool, Citral.

You may also like