Kapërce te informacioni i produktit
COSRX Low pH Good Morning Gel Cleanser nga BASSKO për pastrim të freskët dhe ekuilibruar të lëkurës

COSRX Low pH Good Morning Gel Cleanser – Pastrues xhel me pH të ulët për pastrim të butë, lëkurë të balancuar dhe pore më të pastra pa “stripping”

Çmimi i shitjes  Lek 1,200.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,400.00 15% Ulje
Size
Përshkrimi

Ky është pastruesi ideal kur do një fytyrë vërtet të pastër, por pa atë ndjesinë e tendosjes pas larjes. pH-i i ulët e bën shumë miqësor me barrierën e lëkurës, ndërsa shkuma e butë heq papastërtitë dhe yndyrën e tepërt pa e tharë. Me Betaine Salicylate (BHA) dhe Tea Tree Oil, ndihmon që poret të duken më të pastra dhe lëkura të ndihet më e qetë e më “fresh”, sidomos kur ke prirje për bllokime ose shkëlqim në T-zone. Perfekt si pastrues i përditshëm për mëngjes dhe mbrëmje.

Rekomandohet për
  • Lëkurë miks/yndyrore me shkëlqim në T-zone

  • Pore të bllokuara, komedone dhe papastërti të lehta

  • Lëkurë sensitive që s’do pastrues agresiv

  • Teksturë jo të njëtrajtshme (për një “smooth start” të rutinës)

  • Si pastrues ditor për pothuajse çdo tip lëkure

Si përdoret
  • Lag fytyrën dhe duart me ujë të vakët.

  • Nxirr një sasi të vogël, bëje shkumë në pëllëmbë dhe masazhoje butësisht në fytyrë (shmang sytë dhe gojën).

  • Shpëlaje mirë me ujë të vakët.

  • Përdore mëngjes & mbrëmje (pas heqjes së make-up nëse ke).

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Sodium Chloride, Polysorbate 20, Styrax Japonicus Branch/Fruit/Leaf Extract, Butylene Glycol, Saccharomyces Ferment, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Betaine Salicylate, Citric Acid, Ethyl Hexanediol, 1,2-Hexanediol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA

 

You may also like