Kapërce te informacioni i produktit
Innisfree Green Tea Hyaluronic Mist nga BASSKO për freskim dhe hidratim të menjëhershëm të lëkurës

Innisfree Green Tea Hyaluronic Mist – Spray hidratues “pick-me-up” me çaj jeshil & 5 lloje Hyaluronic Acid për freski të menjëhershme dhe lëkurë më “plump”

Çmimi i shitjes  Lek 2,000.00 Çmimi i rregullt  Lek 2,600.00 24% Ulje
Përshkrimi

Ky mist është zgjidhja perfekte kur lëkura të kërkon “ujë tani” — e freskon menjëherë, e qetëson dhe e bën të duket më e butë e më elastike pa e prishur make-up-in apo SPF-in. Formula është e lehtë dhe komode, me 5 lloje Hyaluronic Acid për hidratim në nivele të ndryshme dhe Panthenol për qetësim, ndërsa Green Tea i jep lëkurës atë pamje më të shëndetshme dhe të rregullt. Është ai produkt që e bën rutinën më të thjeshtë, por më “premium”: e përdor si toner pas pastrimit, si shtresë midis hapave, ose gjatë ditës sa herë që ndihesh e dehidratuar. Plus, është fragrance-free, prandaj ndihet shumë “safe” edhe kur lëkura është e ndjeshme.

Rekomandohet për
  • Të gjitha tipet e lëkurës, edhe sensitive

  • Lëkurë me thatësi/dehidratim dhe ndjesi tendosjeje

  • Kur lëkura duket pa “freshness” dhe do “plump” të shpejtë

  • Për përdorim gjatë ditës, sidomos në ambiente me kondicioner/ftohtësi

  • Si bazë hidratuese para serumit/kremit

Si përdoret
  • Mbaje 20–30 cm larg fytyrës dhe spërkate lehtë, me sytë dhe gojën të mbyllura.

  • Mund të përdoret si toner pas pastrimit, ose si spray hidratues gjatë ditës sipas nevojës.

  • Mos e tund para përdorimit.

Përbërësit kryesorë (INCI)

WATER / AQUA / EAU, PROPANEDIOL, BUTYLENE GLYCOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, 1,2-HEXANEDIOL, PPG-13-DECYLTETRADECETH-24, GLYCERYL CAPRYLATE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, DISODIUM EDTA, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT, PANTHENOL, SODIUM HYALURONATE, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, SODIUM HYALURONATE CROSSPOLYMER, HYALURONIC ACID, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE

You may also like