Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky është ai xhel që e merr sapo e provon dhe e kupton pse është “best-seller”: i lehtë si ujë, por me efekt real qetësues. Jep një ndjesi freskie menjëherë dhe e bën lëkurën të ndihet më komode—sidomos kur është e nxehur, e irrituar, e skuqur ose e tendosur nga dielli, era, klima apo pas rrojës/depilimit. Aloe me përqendrim të lartë e ndihmon lëkurën të duket më e qetë dhe më e butë, ndërsa tekstura përthithet shpejt pa e lënë të rëndë apo shumë ngjitëse. Është produkti tipik “multi-use” që e mban gjithmonë afër: në shtëpi, në plazh, në çantë udhëtimi—sepse e bën lëkurën të ndihet mirë në sekonda.
Lëkurë sensitive, me skuqje/irritim ose ndjesi nxehtësie
Pas diellit (after-sun) dhe pas rrojës/depilimit
Lëkurë të dehidratuar që do hidratim të lehtë pa rëndesë
Të gjitha tipet e lëkurës (edhe miks/yndyrore)
Si produkt “SOS” për zona të thata në trup
Apliko një shtresë të hollë në lëkurë të pastër dhe masazho lehtë derisa të përthithet.
Përsërite sa herë të kesh nevojë (sidomos pas diellit ose pas dushit).
Si “maskë e shpejtë”: vendos pak më shumë në zonën e irrituar për 10–15 minuta, pastaj tapo tepricën.
Për efekt më freskues, ruaje në frigorifer.
Aloe Barbadensis Leaf Juice, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Zea Mays (Corn) Leaf Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Sodium Polyacrylate, Carbomer, Triethanolamine, Fragrance (Parfum), Phenoxyethanol.