Kapërce te informacioni i produktit
52% Ulje
Farmstay Tea Tree Biome Calming Cream – krem qetësues dhe balancues me tea tree për lëkurë të ndjeshme nga Bassko.

Farmstay Tea Tree Biome Calming Cream

Çmimi i shitjes  Lek 1,900.00 Çmimi i rregullt  Lek 3,930.00 52% Ulje
Përshkrimi

Ky krem është fiks kur lëkura është e irrituar, me skuqje të lehta ose kur ndjen që barriera ka nevojë për më shumë “support”. Tekstura është kremoze, por jo e rëndë: e zbut lëkurën, e mban më të hidratuar dhe e lë me finish të freskët. Ideal edhe për lëkurë miks që s’do krem shumë të yndyrshëm. Tea tree ndihmon për pamje më të pastër dhe më të qetë, ndërsa kombinimi i Bifida ferment, lactose dhe përbërësve qetësues synon të balancojë lëkurën dhe ta bëjë më rezistente ndaj faktorëve irritues. Squalane, glicerina dhe pentylene glycol i japin lëkurës butësi dhe hidratim “plump”, ndërsa panthenol dhe madecassoside e bëjnë këtë krem super të mirë si “krem rikuperimi” në ditët kur lëkura s’ndihet në formë.

Rekomandohet :
  • Lëkurë sensitive me skuqje/irritim të lehtë

  • Lëkurë miks/yndyrshme që do hidratim pa rëndesë

  • Barrierë e dobësuar 

Si përdoret
  • Aplikoje si hap i fundit i rutinës, pas tonerit/serumit, në mëngjes ose në mbrëmje.

  • Vendos një sasi të moderuar dhe masazho derisa të përthithet.

  • Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.

  • Nëse je shumë sensitive ndaj aromave/vajrave esencialë, bëj provë fillimisht në një zonë të vogël.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Glycerin, Octyldodecanol, Squalane, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-2 Stearate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Tromethamine, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Artemisia Vulgaris Oil, Adenosine, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Trideceth-10, Butylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, Lactose, Centella Asiatica Extract, Phenethyl Alcohol, Milk Protein, Panthenol, Madecassoside, Limonene.

Produkte të rekomanduara për ju