Kapërce te informacioni i produktit
Etude Drawing Eyebrow Gray Brown nga BASSKO për vetulla të rregullta dhe pamje natyrale

ETUDE Drawing Eyebrow (Gray Brown) – Laps vetullash “cool brown” për mbushje natyrale, definim të butë dhe pa tone portokalli

Lek 800.00
Përshkrimi

ETUDE Drawing Eyebrow (Gray Brown) është laps ideal kur do vetulla natyrale me një nuancë kafe e ftohtë (cool-toned) që nuk del portokalli. Majë “triangular” e bën aplikimin shumë të lehtë: mbush shpejt me një anë dhe krijon detaje si fije me majën, ndërsa tekstura pudër jep efekt të butë dhe të pastër. Gray Brown është perfekt për brunë/kafe të errët me undertone të ftohtë, ose për këdo që do vetulla më “soft” dhe më moderne.

Rekomandohet për
  • Flokë kafe neutral–të ftohtë (jo shumë të ngrohtë)

  • Kush do vetulla pa efekt portokalli

  • Look ditor “clean” me vetulla të rregullta dhe të buta

  • Fillestarë që duan laps të lehtë për t’u përdorur

  • Vetulla të rralla që duan mbushje natyrale

Si përdoret
  • Kreh vetullat me spoolie për t’i vendosur në formë.

  • Mbush boshllëqet me lëvizje të shkurtra duke imituar fijet.

  • Puno gradualisht (pak nga pak) për rezultat më natyral.

  • Në fund, kreh lehtë për ta “blur” dhe për ta bërë efektin më soft.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Mica, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxides (CI 77491/CI 77492/CI 77499), Ceresin, Hydrogenated Vegetable Oil, Microcrystalline Wax, Synthetic Wax, Hydrogenated Polyisobutene, Triethylhexanoin, Dimethicone, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Tocopheryl Acetate, Dehydroacetic Acid.

You may also like