Kapërce te informacioni i produktit
Etude Drawing Eyebrow Dark Brown nga BASSKO për vetulla natyrale dhe të përcaktuara

ETUDE Drawing Eyebrow (Dark Brown) – Laps vetullash për mbushje të plotë, definim natyral dhe nuancë kafe e errët elegante

Lek 800.00
Përshkrimi

ETUDE Drawing Eyebrow (Dark Brown) është laps ideal kur do vetulla më të plota dhe më të theksuara, por prapë me efekt natyral dhe të butë. Majë “triangular” e bën shumë të lehtë të mbushësh boshllëqet dhe të krijosh formën, ndërsa tekstura pudër jep rezultat të pastër pa u bërë e fortë. Nuanca Dark Brown shkon perfekt me flokë kafe të errët dhe brunë, duke i dhënë vetullave definim të rregullt dhe pamje “polished” për çdo ditë.

Rekomandohet për
  • Flokë kafe të errët dhe brunë (undertone neutral/normal)

  • Vetulla të rralla që duan mbushje më të fortë

  • Look ditor “clean” ose make-up më i theksuar

  • Fillestarë që duan laps të thjeshtë dhe të kontrollueshëm

  • Kush do vetulla të rregullta pa shumë mundim

Si përdoret
  • Kreh vetullat me spoolie për t’i vendosur në formë.

  • Mbush boshllëqet me lëvizje të shkurtra (mos e shtyp fort).

  • Përdor anën e gjerë për mbushje dhe majën për detaje si fije.

  • Në fund, kreh lehtë për ta bërë efektin më natyral dhe “soft”.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Mica, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxides (CI 77491/CI 77492/CI 77499), Ceresin, Hydrogenated Vegetable Oil, Microcrystalline Wax, Synthetic Wax, Hydrogenated Polyisobutene, Triethylhexanoin, Dimethicone, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Tocopheryl Acetate, Dehydroacetic Acid.

You may also like