Kapërce te informacioni i produktit
Elizavecca Witch Piggy Hell-Pore Bifida Premium Ample 97% – Serum rikuperues për barrierë më të fortë, hidratim të thellë dhe pamje më elastike

Elizavecca Witch Piggy Hell-Pore Bifida Premium Ample 97% – Serum rikuperues për barrierë më të fortë, hidratim të thellë dhe pamje më elastike

Çmimi i shitjes  Lek 1,290.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,700.00 25% Ulje
Përshkrimi

Ky serum është fiks kur lëkura ndihet e “dobët” nga stresi, dehidratimi ose rutina me aktivë: e qetëson, e bën më komode dhe i jep atë pamjen e lëmuar e të ushqyer pa e rënduar. Me bazë Bifida Ferment Extract (ferment probiotik), synon të mbështesë mikrobalancën dhe barrierën, që lëkura të duket më stabile dhe më rezistente me kohë. Niacinamide ndihmon që toni të duket më i njëtrajtshëm dhe më “clean”, ndërsa përbërës si allantoin dhe aloe japin qetësim të menjëhershëm. Rezultati që kërkon ky lloj serumi është i thjeshtë por shumë i vlefshëm: më pak ndjesi tendosjeje, më shumë hidratim “plump” dhe një glow më i shëndetshëm.

Rekomandohet për
  • Barrierë e dobësuar (tendosje, thatësi, ndjeshmëri)

  • Lëkurë e dehidratuar që do hidratim të fortë, por teksturë të lehtë

  • Pamje e lodhur/terne që kërkon freski dhe “glow” më të pastër

  • Ton jo i njëtrajtshëm (për përmirësim gradual)

  • Lëkurë normale, miks dhe e thatë (edhe sensitive, me përdorim gradual)

Si përdoret
  • Apliko 2–3 pika pas pastrimit dhe tonerit, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.

  • Tapo/masazho lehtë derisa të përthithet, pastaj vendos krem hidratues.

  • Në mëngjes, mbylle gjithmonë me SPF.

  • Nëse je shumë sensitive, nis 3–4 herë në javë dhe rrite gradualisht.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Bifida Ferment Extract, Niacinamide, Propylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Milk Protein, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Carbomer, Triethanolamine, Adenosine.

You may also like