Kapërce te informacioni i produktit
Xhel qetësues Aromatica Aloe Vera nga BASSKO – hidraton, freskon dhe rigjeneron lëkurën pas diellit.

Aromatica Soothing Aloe Vera Gel – Xhel qetësues me Aloe Vera për freski të menjëhershme, hidratim të lehtë dhe komfort “after-sun”

Çmimi i shitjes  Lek 1,000.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,200.00 17% Ulje
Përshkrimi

Ky është ai xhel që e ke gjithmonë “në shpëtim” kur lëkura ndihet e nxehur, e irrituar, e skuqur ose thjesht e dehidratuar dhe do diçka të lehtë, të pastër dhe shumë komode. Aloe Vera e jep atë ndjesinë e freskisë dhe qetësimit menjëherë, ndërsa formula xhel përthithet shpejt pa lënë film të rëndë apo ngjitës—prandaj është perfekt si për fytyrë, ashtu edhe për trup. Është super pas diellit, pas depilimit, pas rrojës ose kur klima/era të ka “tharë” lëkurën: e lë më të butë, më të rehatshme dhe vizualisht më të qetë. Bonus i vogël “spa”: nëse e mban në frigorifer, efekti freskues ndihet edhe më bukur.

Rekomandohet për
  • Lëkurë sensitive, me skuqje/irritim ose ndjesi nxehtësie

  • Pas diellit (after-sun) ose pas rrojës/depilimit

  • Lëkurë të dehidratuar që do hidratim të lehtë pa rëndesë

  • Të gjitha tipet e lëkurës, edhe miks/yndyrore (sepse është xhel i lehtë)

  • Si produkt “multi-use” për fytyrë dhe trup

Si përdoret
  • Apliko një shtresë të hollë në zonën e pastër dhe masazho lehtë derisa të përthithet.

  • Përsërite sa herë që ke nevojë (sidomos pas diellit ose pas dushit).

  • Si maskë e shpejtë: vendos një shtresë pak më të trashë për 10–15 minuta, pastaj masazho tepricën.

  • Për efekt më freskues, ruaje në frigorifer dhe aplikoje kur lëkura është e irrituar/“hot”.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Rosmarinus Officinalis Leaf Water, Sodium Carbomer, Butylene Glycol, Illicium Verum Fruit Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Maltodextrin.

You may also like