Kapërce te informacioni i produktit
Pastrues shkumë A’Pieu Madecassoside nga BASSKO – pastron butësisht, qetëson dhe mbron lëkurën e ndjeshme.

A’PIEU Madecassoside Shkumë Pastruese

Çmimi i shitjes  Lek 890.00 Çmimi i rregullt  Lek 1,400.00 37% Ulje
Përshkrimi

Kjo shkumë pastruese është perfekte kur do pastrim të mirë, por pa atë ndjesinë “më shtrëngoi lëkura” pas shpëlarjes. Pastron papastërtitë, yndyrën dhe mbetjet e ditës, ndërsa përbërësit qetësues me Cica/Madecassoside ndihmojnë që lëkura të ndihet  më e qetë sidomos kur skuqesh lehtë ose ke lëkurë të ndjeshme. Tekstura bën shkumë të butë, shpëlahet lehtë dhe e lë fytyrën “clean & fresh” pa e lodhur barrierën. Është ai cleanser i përditshëm që e bën rutinën më të qëndrueshme: pastrim, komfort dhe një bazë e mirë për tonerin/serumin më pas.

Rekomandohet :
  • Lëkurë sensitive dhe të prirur ndaj skuqjes

  • Lëkurë normale ose miks që do pastrim të butë, por efektiv

  • Kur lëkura ndihet e irrituar 

  • Si pastrues ditor (mëngjes & mbrëmje)

  • Edhe për lëkurë miks/yndyrore 

Si përdoret
  • Lag fytyrën me ujë të vakët.

  • Merr një sasi të vogël, bëje shkumë në pëllëmbë dhe masazhoje butësisht 20–40 sekonda, shmang zonën e syve.

  • Shpëlaje mirë dhe vazhdo me toner/serum/krem.

  • Nëse je shumë e ndjeshme, mos e masazho gjatë dhe përdor ujë jo shumë të nxehtë.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Citric Acid, Fragrance (Parfum).

Produkte të rekomanduara për ju