Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky toner është zgjedhja ideale kur do një “reset” të përditshëm: qetëson, hidraton dhe e bën sipërfaqen e lëkurës të duket më e rregullt pa e rënduar. Formulimi me Centella Asiatica i jep lëkurës ndjesi komoditeti dhe ndihmon te skuqja/ndjeshmëria, ndërsa PHA (Gluconolactone) bën një eksfolim shumë të butë për të larguar qelizat e vdekura dhe për të përmirësuar pamjen e teksturës me kohë. E përkryer për rutinë “clean & calm”, sidomos kur lëkura duket e ashpër, e pabalancuar ose me pore më të dukshme.
Lëkurë sensitive që do eksfolim të butë pa irritim të tepruar
Teksturë jo të rregullt, ndjesi “të ashpër” dhe lëkurë që duket e zbehur
Lëkurë normale, miks apo e thatë që kërkon qetësim + hidratim në një hap
Pore që duken më të theksuara dhe sebum i tepërt (si pjesë e një rutine të qëndrueshme)
Pas pastrimit, aplikoje në pambuk ose direkt në pëllëmbë dhe tapo lehtë deri në përthithje.
Përdore në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, sipas tolerancës së lëkurës.
Në mëngjes, vazhdo gjithmonë me SPF.
Nëse përdor acidë të tjerë/retinoid, alternoje (sidomos nëse je sensitive).
Water, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Citrate, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Betaine, Hyaluronic Acid, Carbomer, Tromethamine