Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Kjo ampulë është fiks kur lëkura ndihet e etur për hidratim: i jep menjëherë freski, e mbush me lagështi dhe e lë me ndjesi më të qetë e më komode, pa e rënduar dhe pa finish ngjitës. Është e formuluar me 74% Opuntia Ficus-Indica (kaktus/fig barbar), që ndihmon të qetësojë dhe të hidratojë lëkurën e dehidratuar, ndërsa acidi hialuronik e bën lëkurën të duket më “plump” dhe më elastike. Panthenoli dhe allantoina shtojnë qetësimin dhe mbështesin barrierën, dhe një prekje ceramide NP e bën këtë ampulë edhe më “rescue” për ditët kur lëkura është e stresuar. Plus, formula përmendet si sub-acidike, për të ndihmuar balancimin e lagështisë dhe yndyrës në lëkurë.
Lëkurë të dehidratuar që do hidratim të shpejtë dhe afatgjatë
Lëkurë sensitive/ e irrituar që kërkon qetësim dhe rehati
Barrierë e dobësuar (tendosje, thatësi, ndjesi “stresi” në lëkurë)
Lëkurë normale, miks dhe e thatë që do teksturë të lehtë, “watery”
Pas pastrimit dhe tonerit, apliko një sasi të moderuar në fytyrë dhe tapo lehtë derisa të përthithet.
Vazhdo me krem hidratues për ta “mbyllur” hidratimin.
Mund ta përdorësh në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, sipas nevojës.
Opuntia Ficus-Indica Stem Extract, Glycerin, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, Water, Polyglycerin-3, Pentylene Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Allantoin, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Carbomer, Xanthan Gum