Kapërce te informacioni i produktit
Innisfree BHA Pore Cleansing Foam – Shkumë pastruese për pore të pastra, kontroll yndyre dhe teksturë më “smooth” (me BHA + Jeju Volcanic)

Innisfree BHA Pore Cleansing Foam – Shkumë pastruese për pore të pastra, kontroll yndyre dhe teksturë më “smooth” (me BHA + Jeju Volcanic)

Lek 1,900.00
Përshkrimi

Ky është cleanser-i që e ndjen menjëherë te T-zone: pastron thellë, heq yndyrën e tepërt dhe i jep lëkurës atë ndjesinë “u çlirua” pa e lënë fytyrën të rënduar. Kombinimi i Jeju Volcanic Ash/Volcanic Clusters me BHA (Salicylic Acid) e bën ideal për pore të bllokuara dhe blackheads/whiteheads të lehta, sepse ndihmon të shpërbëjë grumbullimet dhe ta mbajë sipërfaqen më të pastër. Në të njëjtën kohë ka edhe përbërës balancues si Zinc PCA dhe qetësues si Madecassoside, ndaj është një zgjedhje shumë e mirë kur do pastrim “pore-care” por pa e kthyer rutinën në diçka agresive. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e rregullt, më pak “shiny” dhe më e lëmuar në prekje.

Rekomandohet për
  • Lëkurë miks/yndyrore me pore të bllokuara dhe sebum të tepërt

  • Blackheads/whiteheads të lehta dhe teksturë jo të njëtrajtshme

  • T-zone që shkëlqen shpejt dhe do pastrim më “i thellë”

  • Lëkurë normale–miks që do “pore cleanse” pa shumë produkte ekstra

Si përdoret
  • Në duar të lagura, nxirr një sasi të vogël dhe krijo shkumë të pasur.

  • Masazho butësisht në fytyrë të lagur (sidomos T-zone), pastaj shpëlaje me ujë të vakët.

  • Përdore në mëngjes dhe/ose mbrëmje, sipas tolerancës; nëse ndihesh i/e thatë, alternoje me një cleanser më të butë.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water (Aqua), Glycerin, Myristic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Kaolin, Stearic Acid, Glyceryl Stearate, Lauryl Hydroxysultaine, Glycol Distearate, Palmitic Acid, Lauryl Glucoside, Polyquaternium-22, Fragrance (Parfum), Salicylic Acid (5,000 ppm), Silica, Onsen-Sui, Zinc PCA, Volcanic Ash (1,073 ppm), Disodium EDTA, Propanediol, Lactic Acid/Glycolic Acid Copolymer, 1,2-Hexanediol, Madecassoside, Polyquaternium-10, Ethylhexylglycerin.

You may also like