Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
COSRX Hyaluronic Acid Intensive Cream është një krem që i jep lëkurës atë ndjesinë “u mbusha me ujë” – hidratim i thellë, butësi dhe një pamje më e plotë (plump) që duket menjëherë më e shëndetshme. Formula kombinon ujë të pasur nga Sea Buckthorn dhe Hyaluronic Acid për të tërhequr e mbajtur lagështinë, ndërsa vajrat ushqyes e lënë lëkurën më të rehatshme dhe më të lëmuar gjatë gjithë ditës. Ideale kur lëkura është e dehidratuar, e tendosur ose kur do një krem që “bën punë” pa u ndjerë i yndyrshëm.
Lëkurë të thatë/dehidratuar me ndjesi tendosjeje
Lëkurë normale–miks që i mungon uji (sidomos në dimër/klima të thata)
Teksturë e ashpër dhe pamje “e lodhur” pa glow
Linja të holla që duken më shumë nga dehidratimi
Kush nuk do krem të rëndë, por do hidratim real
Aplikoje pas pastrimit dhe tonerit/essence (ose serumeve), si hapi i fundit i hidratimit.
Vendos një sasi të përshtatshme dhe tapo/masazho lehtë derisa të përthithet.
Përdore mëngjes & mbrëmje.
Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.
Hippophae Rhamnoides Water, Ethyl Hexanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Arginine, Panthenol, Dimethicone, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Allantoin, Xanthan Gum.