Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Këto peceta janë zgjidhja më praktike kur do pastrim të shpejtë pa e lodhur lëkurën: heqin make-up-in, SPF-in dhe papastërtitë e ditës, ndërsa e lënë fytyrën me ndjesi më të butë dhe më komode. Formula është menduar që të mos jetë thjesht “pastrim”, por edhe t’i japë lëkurës pak hidratim gjatë procesit falë glicerinës, betainës dhe trehalose, plus një kompleks aminoacidesh që i jep lëkurës ndjesi më “plump”. Kolagjeni i hidrolizuar dhe allantoina e bëjnë produktin më të këndshëm edhe kur lëkura është e lodhur, ndërsa rezultati final është një pamje më e pastër, më e freskët dhe gati për hapat e tjerë të rutinës. Perfekte për udhëtime, palestër, makinë, ose netët kur s’ke energji për shumë hapa.
Heqje e shpejtë e make-up-it dhe SPF-it gjatë ditës ose në lëvizje
Lëkurë normale, miks dhe e yndyrshme (edhe e thatë kur do peceta që s’e lënë fytyrën “të tërhequr”)
Kur do pastrim “on-the-go” për udhëtime, punë, palestër
Si hap i parë para pastruesit me ujë (sidomos kur ke make-up më të fortë)
Nxirr një pecetë dhe fshij butësisht fytyrën (mos e fërko fort, sidomos te sytë).
Për make-up të rëndë, mbaje pak sekonda mbi zonë dhe pastaj fshije me lëvizje të buta.
Nëse je në shtëpi, për një pastrim më të plotë vazhdo me pastrues me bazë uji dhe më pas rutinën (toner/serum/krem).
Mbylle paketimin mirë që të mos thahen pecetat.
Aqua (Water), Propylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Hydrolyzed Collagen, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Trehalose, Betaine, Allantoin, Alcohol Denat., Cocamidopropyl Betaine, Polysorbate 80, Hydroxyacetophenone, Cetylpyridinium Chloride, Citric Acid, Sodium Chloride, Disodium EDTA, Parfum.