Kapërce te informacioni i produktit
Etude Drawing Eyebrow Light Brown nga BASSKO për vetulla të ndritshme dhe pamje natyrale

ETUDE Laps Vetullash "Light Brown"

Lek 800.00
Përshkrimi

ETUDE Drawing Eyebrow (Light Brown) është lapsi klasik i vetullave për një rezultat natyral dhe të rregullt, pa shumë mundim. Maja e lapsit e bën aplikimin super të thjeshtë: me një anë mbush shpejt, me tjetrën bën detaje si fije, ndërsa tekstura pudër rrëshqet lehtë dhe nuk ngarkon vetullën. Nuanca Light Brown është perfekte për një pamje të butë dhe “soft”, sidomos për flokë biondë ose për ata që duan vetulla më të lehta e më të natyrale.

Rekomandohet :
  • Vetulla të rralla që kanë nevojë për mbushje natyrale

  • Fillestarë që duan laps të lehtë për t’u përdorur

  • Look ditor “clean” 

  • Flokë biondë / kafe e hapur / tone të ngrohta

  • Kush do laps me teksturë pudër që nuk duket e fortë

Si përdoret
  • Kreh vetullat, për t’i vendosur në formë.

  • Mbush boshllëqet me lëvizje të shkurtra, duke imituar fijet.

  • Përdor anën e gjerë për mbushje dhe majën për detaje në fillim të vetullës.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Mica, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxides (CI 77491/CI 77492/CI 77499), Ceresin, Hydrogenated Vegetable Oil, Microcrystalline Wax, Synthetic Wax, Hydrogenated Polyisobutene, Triethylhexanoin, Dimethicone, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Tocopheryl Acetate, Dehydroacetic Acid.

Produkte të rekomanduara për ju