Kapërce te informacioni i produktit
Furçë druri Aromatica Wooden Scalp Brush Medium nga BASSKO – stimulon qarkullimin, relakson skalpin dhe ndihmon në kujdesin e flokëve.

Furçë Medium Druri Aromatica

Çmimi i shitjes  Lek 2,600.00 Çmimi i rregullt  Lek 2,900.00 11% Ulje
Përshkrimi

Aromatica Wooden Scalp Brush Medium është një furçë praktike për masazhimin dhe pastrimin e skalpit gjatë larjes së flokëve. Dizanji i saj ndihmon në shpërndarjen më të njëtrajtshme të shampos, duke favorizuar një pastrim më të mirë të skalpit dhe  krijuar shkumë me më pak produkt.

Masazhi i butë stimulon skalpin dhe ofron një ndjesi të këndshme freskie dhe relaksi, duke e kthyer larjen e flokëve në një moment të vogël kujdesi dhe mirëqenieje në shtëpi.

Është veçanërisht e përshtatshme kur skalpi ndihet i rënduar nga yndyra ose grumbullimi i produkteve të stilimit. Ideale për këdo që dëshiron një rutinë më efektive të larjes së flokëve dhe një “spa feeling” në shtëpi.

Rekomandohet:
  • Skalpin me yndyrë, me mbetje produktesh ose që ka nevojë për pastrim më të thellë

  • Ata që duan shkumë më të mirë dhe shpërndarje më të barabartë të shampos

  • Personat që pëlqejnë masazhin e skalpit për relaks gjatë dushit

  • Kujdes para dhe gjatë larjes për të “zgjuar” skalpin 

  • Flokë normalë deri te të plotë

Si përdoret
  • Lag flokët, apliko shampon në skalp dhe masazho me lëvizje rrethore të buta për 1–2 minuta.

  • Shpëlaje furçën gjatë përdorimit nëse grumbullohet shkumë/mbetje.

  • Përdore 2–4 herë në javë (ose sa herë lan flokët), pa ushtruar presion të fortë.

  • Pas përdorimit, shpëlaje dhe lëre të thahet në vend të ajrosur.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Material: dru 

Produkte të rekomanduara për ju