Kapërce te informacioni i produktit
COSRX AHA/BHA Clarifying Treatment Toner nga BASSKO për eksfolim të butë dhe rigjallërim të lëkurës

COSRX AHA/BHA Toner

Çmimi i shitjes  Lek 1,600.00 Çmimi i rregullt  Lek 2,000.00 20% Ulje
Size
Përshkrimi

Ky është toneri ideal kur do një pastrim të butë, por efektiv çdo ditë, pa e ndjerë lëkurën të “djegur” ose të thatë. Kombinimi i AHA (Glycolic Acid) dhe BHA (Betaine Salicylate) ndihmon të largojë qelizat e vdekura, të pastrojë gradualisht poret dhe të zbusë pamjen e teksturës, ndërsa Willow Bark + Apple Fruit Water i japin lëkurës ndjesi më të qetë dhe të balancuar. Rezultati: lëkurë më “smooth”, më e pastër dhe me shkëlqim.

Rekomandohet :
  • Teksturë jo të njëtrajtshme dhe lëkurë pa freski

  • Lëkurë miks/yndyrore me pore të bllokuara dhe shkëlqim në T-zone

  • Fillestarë në eksfolim kimik që duan diçka të butë

  • Lëkurë me prirje për papastërti ose pika të zeza

  • Të gjitha tipet e lëkurës edhe sensitive, me përdorim gradual

Si përdoret
  • Pas pastrimit, spray tonerin në një cotton pad dhe fshije butësisht fytyrën shmang sytë dhe gojën.

  • Fillo 3 herë në javë dhe rrite sipas tolerancës

  • Ditën përdor SPF 30+

  • Shmang përdorimin në të njëjtën rutinë me acide të tjera / retinoid / vitaminë C, sidomos nëse irritohesh lehtë.

Përbërësit kryesorë (INCI)

Water, Salix Alba (Willow) Bark Water, Pyrus Malus (Apple) Fruit Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Lactate, Glycolic Acid, Betaine Salicylate, Allantoin, Panthenol, Ethyl Hexanediol.

 

Produkte të rekomanduara për ju