Regjistrohu tani!
Zbuloni të parët risitë dhe ofertat më të mira te skincare në Shqiperi – për lëkurën dhe për ju. Regjistrohuni duke vendosur adresën e emailit në formen më poshte.
Ky është ai xhel që të “shpëton” kur lëkura ndihet e irrituar, e skuqur ose e lodhur nga rutina/klima. Tekstura është super e lehtë dhe freskuese, përthithet shpejt pa rënduar dhe e lë lëkurën menjëherë më komode—sikur e qetëson në vend. Me Centella (Cica) dhe Madecassoside, ndihmon të ulë pamjen e skuqjes dhe të sjellë një ndjesi më të rregullt, ndërsa Panthenol dhe Allantoin i japin lëkurës më shumë butësi dhe “rehati”. Bonus i bukur: Niacinamide e ndihmon lëkurën të duket më e balancuar dhe më e njëtrajtshme me përdorim të rregullt, ndaj është perfekt si produkt “daily calm + repair” për fytyrën.
Lëkurë sensitive dhe të prirur ndaj skuqjes/irritimit
Barrierë të dobësuar (moti, udhëtime, rutina aktive)
Lëkurë miks/yndyrore që do hidratim pa rëndesë
Pas aknes/“trouble areas” për pamje më të qetë dhe më të rregullt
Kur do një hidratues-xhel që shkon mirë edhe nën SPF ose make-up
Aplikoje pas pastrimit dhe tonerit/serumit, si hap hidratimi.
Vendos një shtresë të hollë në fytyrë (ose vetëm në zonat problematike) dhe tapo lehtë derisa të përthithet.
Përdore mëngjes dhe/ose mbrëmje.
Në mëngjes, mbylle rutinën me SPF.
Centella Asiatica Leaf Water, Glycerin, Caprylyl Methicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Madecassoside, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Caprylic/Capric Triglyceride, Centella Asiatica Leaf Extract, Water, Asiaticoside, Caprylyl Glycol, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Allantoin, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Octyldodecanol, Echium Plantagineum Seed Oil, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables.